Ne e përzgjedhim vetëm për ju

Përjetoni fuqinë e një karriere që ndryshon lojën.

Takoni ndryshuesit tanë të lojës

Këtu është si është jeta me ne

Arbenita B, Customer Advisor

Concentrix ishte arsyeja pse vendosa të mësoj gjuhën gjermane nga niveli A1, me qëllimin e qartë për t’u bashkuar me këtë kompani. Edhe pse gjermanishtja nuk ka qenë një nga gjuhët e mia të preferuara, dëshira për mundësitë që ofron Concentrix ka qenë më e fortë. Ky vendim është ndikuar edhe nga shoqja ime e ngushtë, e cila punon në këtë kompani prej 10 vitesh. Duke parë përparimin dhe suksesin e saj këto vite, jam e lumtur që sot kam mundësinë të bëhem pjesë e kësaj kompanie dhe shpresoj të arrij qëllimet e mia profesionale.

Arsim V, Customer Advisor

Puna në Concentrix është një kënaqësi e vërtetë. Gjatë këtyre dy viteve që jam pjesë e kompanisë, kam zhvilluar aftësitë e mia profesionale dhe kam krijuar miq të rinj. Concentrix më ka ofruar mbështetje të vazhdueshme dhe mundësi trajnimi, të cilat më kanë ndihmuar të përballoj çdo sfidë dhe të rritem në çdo aspekt. Jam krenar që jam pjesë e një kompanie që vlerëson punonjësit e saj dhe krijon mundësi për përparim dhe avancim të vazhdueshëm.

Edita K, Sr. Quality Evaluator

Te punosh në Concentrix do të thotë të jesh vetvetja, të kalosh në një kulturë ku puna dhe respekti për njëri-tjetrin janë primare. Jam e lumtur që kam takuar kolegë që më mbështesin dhe më frymëzojnë, duke më mundësuar të zhvillohem dhe të kontribuoj në një korporatë globale. Këtu ndihem e vlerësuar dhe e motivuar çdo ditë, dhe kjo ka bërë që çdo hap i karrierës time të jetë një mundësi për rritje dhe sukses.

Asllan J, Customer Advisor

Jam pjesë e Concentrix që prej 9 vitesh dhe kam kuptuar që kjo kompani është shumë më tepër se një vend pune. Kam krijuar miq të vërtetë dhe kam ndarë shumë momente të paharrueshme. Concentrix është bërë si një familje për mua, ku të gjithë ndihmojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin. Puna këtu ofron mundësi rritjeje, por ajo që më bën më të lumtur është atmosfera e ngrohtë dhe kolegët fantastikë që kam pranë. Jam shumë krenar që bëj pjesë e kësaj kompanie dhe ndihem gjithmonë i vlerësuar dhe i respektuar.

Diana Z, Customer Advisor

Puna në Concentrix më ka bërë të ndihem si pjesë e një familjeje të madhe që rritet së bashku. Çdo ditë ndihem e sigurt, e vlerësuar dhe e frymëzuar. Gjithmonë kam çmuar fleksibilitetin që kompania më ka ofruar. Këto nëntë vite kanë qenë një udhëtim i mrekullueshëm, ku kam pasur mundësinë të shoh rritjen tonë dhe të jap kontributin tim për suksesin e përbashkët.